Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, u takua me Rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ismet Temaj dhe Pro-rektorin Soner Yıldırım.

0

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, u takua me Rektorin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ismet Temaj dhe Pro-rektorin Soner Yıldırım, me ç’rast i falënderoi për bashkëpunim dhe mbështetje lidhur me shfrytëzimin e hapësirave të Universitetit të Prizrenit për xhirimin e video-materialeve mësimore të mësimit online për komunitetin boshnjak dhe turk.Po ashtu, drejtoresha Thaçi Vezgishi bashkë me Koordinatorin për mësimin online të komuinteteve Ferdi Kovaç, u takua edhe me ekipin e mësimdhënësve të komuniteteve boshnjake dhe turke të Komunës së Prizrenit, të cilët janë angazhuar në koordinim me DKA-në në projektin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për xhirimin e njësive mësimore për mësimin online në gjuhët e komuniteteve.Me këtë rast, drejtoresha Thaçi Vezgishi deklaroi se procesi i xhirimit të njësive mësimore është duke u realizuar me sukses, proces ky, i cili ka filluar që nga muaji shtator dhe do të vazhdojë deri në muajin janar, me ç’rast drejtoresha i falënderoi mësimdhënësit boshnjak dhe turq për angazhimin e tyre. Po ashtu, drejtoresha Thaçi Vezgishi pohoi se deri më tani janë xhiruar një numër i konsiderueshëm i njësive mësimore në lëndët: Gjuhë boshnjake dhe turke, Matematikë, Njeriu dhe Natyra, Shoqëria dhe Mjedisi dhe Edukatë Qytetare, të cilat do të jenë të gatshme për transmetim në gjysëmvjetorin e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *