Kuvendi i Prizrenit miraton buxhetin për vitin 2021
Sot, në mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit është mbajtur mbledhja e VI (gjashtë), e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit,e ftuar nga kryesuesi,Sulltan Badallaj.e ku prezantoi edhe kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka me rendin e ditës, sipas rekomandimit të Komitetit për Politikë dhe Financa. Seanca e sotme ka filluar me një minutë heshtje në shenjë nderimi për;Dr Nexhip Berisha ish koordinatori shëndetësisë , veprimtarinë dhe bashkëpunëtorin e heroit Remzi Ademaj, Shaban Bobaj, për profesorin e nderuar Kamber Karavidaj , Nait Babuna , ish veteranin e luftës së UÇK-së Hisen Kabashi, Ish drejtorin e spitalit Myzafer Kalenderi, dhe të vdekur të tjerë në këtë kohë pandemie .Pika e cila e mori kohën më të madhe të kësaj seance ishte parashtrimi I kërkesave, ku me këtë rast të thuash se të gjithë kuvendarët kanë parashtruar një mal ankesash kryesisht në infrastrukturë, pastaj në drejtim të DKA dhe shërbimeve publike e ankesa tjera. Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të enjten me shumicë votash kanë miratuar buxhetin për vitin 2021. Kjo vendimmarrje është mundësuar në saje të përkrahjes së kuvendarëve të LDK-së, që prej muajit qershor janë në opozitë. Një gjë e tillë ka shkaktuar debat në mesin e partive opozitare, që kanë akuzuar anëtarët e LDK-së për pazare me pushtetin. Drejtoresha e Financave, Leonora Çerreti para kuvendarëve ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për vitin 2021 është afër 48 milionë euro dhe njëherësh ka përmendur projektet që janë përfshirë në propozim-buxhetin e ndryshuar së fundmi.Haziz Hodaj i LDK-së ka theksuar se pushteti i LVV-së nuk e ka merituar përkrahjen për buxhetin, por se për hir të interesave të qytetarëve dhe mos humbjes së fondeve, “ne do t’i mbyllim sytë dhe do ta votojmë”. Ai ka theksuar se edhe propozimet e bëra nga ky subjekt në pjesën dërmuese janë përfshirë në buxhet.Simir Krasniqi i PDK-së ka kundërshtuar miratimin e buxhetit me arsyetimin se propozimi i kësaj partie për pakon emergjente nuk është marrë për bazë. Alush Shala i AAK-së ka listuar një varg projektesh që sipas tij duhet të përfshihen në buxhet, në mënyrë që ai të përkrahet. Shukri Quni i Nismës ka pohuar se propozimet e tyre nuk janë marrë parasysh.
Ndërsa Ilir Baldedaj i AAK-së ka akuzuar kuvendarët e LDK-së për ‘pazare të natës’ me pushtetin. “Ky buxhet është i pazareve të natës, andaj nuk e mbështes”, ka thënë ai.Haziz Hodaj i LDK-së ka kundërshtuar akuzat e kuvendarit të AAK-së, duke theksuar se LDK-ja është subjekt me taban institucional. Pas diskutimeve, propozim buxheti është miratuar me 20 vota për dhe 12 kundër. Pas pikës së gjashtë pasi që drejtorët e ekzekutivit munguan seanca ndërpritet për të vazhduar një ditë tjetër edhe për pikat tjera të mbetura nga kjo seancë