Pas ngjarjes tragjike në Prizren, ku djali vrau babanë e tij me thikë, ka reaguar familjari i tyre.

0

Agan Halili, vëllai i dorasit me inicialet M.H, 30-vjeçar, ka bërë një sqarim në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se i vëllai i tij ka probleme mendore tash e 10 vite dhe se ka qenë në trajtim disa herë në Klinikën Psikiatrike në Prishtinë, por që më pas është liruar nga spitali pa ndonjë sqarim.

Ndër të tjera, ai ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës, për të cilët thotë se janë telefonuar para tri ditësh duke i njoftuar për kërcënimin, por që nuk e kanë marrë me seriozitet thirrjen e tij.

“Vëllai ka qenë i dhunshëm edhe jemi detyruar disa here te çonim sërish ne Psikiatri në Prishtinë, e shumë herë të tjera kemi kërkuar ndihmën e policisë. Ne e kishim vëllain tonë, në rrugë nuk e linim dot, por edhe zgjidhje për këtë gjendje jashtëzakonisht të vështirë nuk morëm kurrë nga shteti”, shkroi ai.

Lexo po “I ndjeri babi im, e ka vuajtur edhe me shume sepse ai është përfshirë edhe me shumë në sëmundjen e vëllait, e ka çuar ai vet në spital e polici, i ka dhënë ai ilaçet me forcë, e ka nxjerr ai me shpesh se të gjithë për kafe që ta kthente ne normalitet”, shkruan tutje Agani.

“Duke pare gjendjen e renduar të vëllait ne kemi lajmëruar policinë e Prizrenit para tri ditësh para se të ndodhte ky krim, ata kanë ardhur e kanë qortuar me fjalë si mund të qortosh si dy vjeçar edhe kanë ikur”, ka sqaruar ai.

Në fund ka thënë se përgjegjësia për këtë përfundim tragjik i takon vetëm institucioneve të Kosovës që janë përgjegjëse për të tilla probleme. Ndryshe, trupi i pajetë mbeti për disa orë në vendin e ngjarjes, derisa Instituti i Mjekësisë Ligjore konstatoi se i njëjti nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *