IN MEMLORIAM- Zeqir Xhaferi i paharruar do të mbetesh për energji pozitive- Evokim nga ;Liman Asllani

0

               E njihja që nga para lufta. Nuk kishim ndonjë shoqëri me të afërt, pos asaj që në atë kohë angazhoheshim në pushtetin paralel që ja kishte imponuar LDK-ja regjimit serb  jo vetëm me politikë paqësore.

Në periudhën e pasluftës kontaktet ishin me të shpeshta. Kjo për arsye se shumë aktivitete që u zhvilluan në vitet e para te pasluftës në baza vullnetare, më Klubin e Afaristëve të Prizrenit dhe Aleancën Kosovare të Biznesit,  na ofronin, ne si OJQ e Zequan si zyrtar.

Më vonë këto kontakte u shtuan ngase pushteti lokal filloi një pjesë të madhe të këtyre aktiviteteve ti tenderonte si aktivitete tradicionale.

Viteve të fundit edhe pse pushteti lokal shumë aktivitete i harroi, e disa i komercializoi skajshmërisht shoqëria me Zequan vazhdoi.

Gjate gjithë këtyre viteve, pavarësisht se pushtetarët shkonin e vinin, Zequa mbeti gjithmonë, ai që ishte. Çdo punë që i ngarkohej, në çfarëdo kohe e stine të vitit, të hënën apo e diele, pavarësisht se a ishte punë e resorit të tijë apo OJQ-ve, ai me përkushtim e realizonte.

Ishte bujar, i sinqertë, bamirës, i ndershëm, shoqërues dhe mbi të gjitha i palodheshëm. Energjia e tij nuk kishte skaj.

Ndodhte, në ndejat tona. gjatë analizave politike të cilave nuk u shmangej kurr, ta thërriste ndokush nga stafi komunal e ti kërkonte një automjet me shkuar nga Komuna deri në ‘’Shadërvan’’, apo nga Shtëpia Bardhë deri në ‘’Bazhdarhane’’, ai e pranonte porosinë dhe menjëherë e kontaktonte shoferin e parë të lirë dhe e angazhonte, por me përpikëri kthehej aty ku kishte ngelur biseda. Ne mendimet e veta ishte këmbëngulës, luftarak dhe argumentues. Kishte një standard solid të dijes dhe mbante menë shumë data e ngjarje. Por, inteligjenca e tij vinte me shprehje në shumë raste e situate konkrete. Më kujtohet një herë para një fushate zgjedhore PDK ende nuk kishte deklaruar emrin e personit kandidat për kryetar të Prizrenit. Unë e deklarova një emër dhe e vendosa në pliko. Edhe ai e bëri të njëjtën. Plikot I deponuam të pronari lokalit ku rrinim. Dhe kur erdhi momenti hapjes së plikove Zequa, kishte shkruar” një anëtar partie”. Pra nuk kishte si ta huqet dhe unë e pagova drekën,

Për sa vite jemi shoqëruar, kur ishte në pushim dreke, në udhëtim, jashtë orarit e besa edhe vikendeve, kurr nuk ka ndodhur të mos e hapte telefonin e të përgjigjej ndaj të gjitha thirrjeve.

Nuk merrej vetëm me koordinimin e arangazhimin personelit teknikë të Komunës. Sa e sa herë koordinonte e përmbushte nevojat e shumë aktiviteteve: ‘’Dokufesti…’’. ‘’ Zambaku, ‘’ OJQ-ve të ndryshme edhe të minoritarëve, individve në nevojë etj.

Shumë qytetarë po edhe gyrbetqar në nevojë për dokumente që ndonjëherë kërkonin  kohë për tu rregulluar, trokitnin në zyrën e bacës Zeqë. Puna kryhej e ndonjëri kthehej edhe në zyre ta fa falënderonte, e ti thoshte : baca Zeqë ta pimë një kaf!! Hec me bacin ec se te pretë puna. I tillë ishte Zequa.

Ndonjëherë në punë operatorët ekonomik harrojnë ndonjë dokument apo gabojnë, e vonesa mund të ndikoj që operatori të dëmtohej për punët e kryera. Këtë e kishte kuptuar Zequa me kohë dhe  e dërgonte shoferin te operatori për përshpejtim të procedurave. Nuk kishte kohë as të pranonte falënderime në telefon. Lere bac ,lere me rëndësi është mos të dëmtoheni u thoshte bizneseve.

Ishte i palodhshëm Zequa. E kishte kuptuar dinamikën e punë shumë shumë më herët se disa drejtor, asambleista e pushtetarë të larte. Gjithnjë thoshte sa ma i fortë biznesi aq ma i fuqishëm shteti.

Dekadën e fundit kur zhvillonim biseda të nxehta për gjendjen me Kosovës dhe ku është perspektiva e rinisë, vërehej se ishte zhgënjyer me shume veprime të pushtetarëve dhe liderëve tanë, si edhe ne tjerët. Por, ishte optimist se për Kosovën dhe shqiptarët në tërësi kurr nuk ka qenë situatë më e mirë dhe kurrë nuk kemi pasur aleatë e miq më  shumë. Por. thoshte Zequa, duhet të mësohemi ta durojmë njëri tjetrin dhe të punojmë me njeri tjetrin dhe për njeri tjetrin. Boll me ndërskamsa e mosdurime që po na përcjellin me shekuj.I tillë kishte Zequa. I palodhshëm. Me energji pozitive pa kufi,  Na mungon zëri yt, bisedat tua që tejkalonin bjeshkën, zemërgjerësia jote se të gathëve duhet ti ipet mundësia që të kontribuoi për të ardhmen.

Të kujtojmë dhe nderojmë si shokë që punuam së bashku në faza të shumta të zhvillimit të Kosovës ku ti për shumë gjëra na motivoje, inkurajoje e shpesh besa edhe na shtyje të ecim përpara.

Të falënderojmë për të gjitha  sepse madhështia  jote Zeqë po na shërben neve si një  shembull se si njeriu duhet  të  punojë e jetojë që të  përkujtohet  gjithmonë. Me punën e Zeqës  nuk krenohet vetëm familja , por edhe ne bashkëveprimtarët dhe miqtë e tij./qendrapress.com/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *