Çaste poetike me poetin;-Sherif GASHI

BALADË E SHPIRTËZIMIT
——————————————
Të shoh se bijon shpirtra të rinj,
Nuk je beronjë po lehonë,
Përpara ke ujq e arinj,
Shpirtit pranveror ti i beson.
Shpirtërohesh nga Pranverat e Përshpirtshme,
Në nojmë shoh tëndin portret
Të ndarë copë – copë,
Në lotët plot shkëlqim
Të ndritshme,
Ti gjithmonë ke falur
Ti nuk vret.
Ajthin tënd shpesh ata e gërryen,
Vrullin shpirtëror që ta ndalin,
Afshin për liri ata kurrë se thyen,
Le të plasin le ta marrin malin.
Pranverat për blatim do t’i kesh në altar,
Ky do të jetë shpirtëzimi më i mirë,
Afsh i shpirtit të zjarrtë nuk ndërrohet me ar,
E ndien zjarrin e Prometeut dhe je krejt i lirë.
/QendraPress/