Limaj: Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor

0

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka qenë për vizitë sot në Zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Pasi ka përfunduar një takim ku të pranishëm qenë edhe Zafir Berisha e Faton Klinaku, Limaj foli për mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike.

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendos”, u shpreh Limaj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta dërguar vendin në zgjedhje brenda 40 ditë ka aktivizuar partitë politike për lëvizje të reja drejt krijimit të koalicioneve parazgjedhore.

Deri më tani nuk është folur për koalicione të tjera të mundshme parazgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *