Çaste poetike me poeten;-Alma ZENELLARI

Kur vij pranë teje,
————————
ti më zhvesh
nga çdo rëndesë metaforash,
pritjesh, ikjesh,
Me gishta fshin metaforat gri të mallit,
prej buzëve, syve, ballit.
Nis papritur lojën e erërave,
Nis papritur lojën e dallgëve.
Si një qiell bëhesh i kaltër,
bëhesh delfin i bukur që luan valëve,
Pastaj më vesh
me metaforën e dritës dhe reve,
të kripës dhe ujit ,
më shndërron në pulëbardhën e egër
që zhytet pa frikë thellësive
puth detin, takon qiellin
në një fluturim të vetëm ,
me zemrën hapur drejt horizontit
Kur vij pranë teje
Ti bëhesh vet horizonti,
më vesh me metaforën e shpendit të bardhë,
duke më kujtuar se liria
është brenda shpirtit , mes krahëve,
duke më kujtuar ,si dashurohet mbi dallgë.
/QendraPress/