Çaste poetike me poetin;-Sherif GASHI

DASHURIA ËSHTË BUZËQESHJA JOTE
—————————————————
Ngado që shkon buzëqeshje mbjell,
Ma largon natën, mëngjesin ma sjell,
Shkëlqim m’i jep ditës, shpresë e ngrohtësi
Ma mbulon jetën plot me dashuri.
Buzëqeshja jote shpesh më turbullon,
Një ndjenjë nga brenda sikur gurgullon,
Dhe jeta mbushet plot me ngjyra,
Pranverë nga brenda e jashtë natyra.
Edhe sytë tu dritë buzëqeshin
Dhe me plot ngjyra natyrën veshin,
Në kohë e stinë ata gjallërojnë,
Dashurinë e lumturinë ata begatojnë.
Kur ti buzëqesh, çdo gjë buzëqesh,
Lumturia me ty lumturohet,
Kur ti buzëqesh edhe natyra qesh,
Dashuria me ty përjetësohet.
/QendraPress/