Komuna e Prizrenit me çmimin ‘’Qytetar Nderi’’ nderoi Halil Kastratin, kurse çmimin ‘’Masar Shala’’ e mori Këshilli për Pajtimin e Gjaqeve
Sot në Prizren është mbajtur Seanca Solemne e fundvitit ku me këtë rast ishte edhe kryetari Haskuka, kryetari I komunës së Therandës Bali Muharremaj, kryesuesi Sulltan Badallaj . nënkryetati i komunës si dhe stafi I drejtorëve të ekzekutivit të kësaj komune ku me këtë rast u bë shpërndarja e dekoratave dhe mirënjohje për fundvit.Ky takim filloi me një miniutë heshtje për të nderuar të vdekurit e sidomos ata gjatë kësaj pandemie, Pastaj mirënjohje dhe dekorata morën shumë familjarë në emër të familjarëve të tyre që tashmë nuk janë në jetë, Komuna e Prizrenit nderoi me mirënjohje tashmë ata që nuk janë në jete si familja e policit Sami Thaçi, Artur Marsorit, Jetmir Hasani, Gylxhan Hasani, familje e ; Nait Babunës , Bashkim Qollopekut pastaj familjarë të mjekëve Nexhip Berisha, Lulzim Kolndrekajt, Jonuz Nebiut, nga arsimi familjen e Sefer Saramati e Zeqir Xhaferit. Po kështu u nderuan edhe punëtorë të komunës si Melit Hasani, Laura Sukaj, Selvete Ukaj si dhe Xhevdet Kradriaj që ruan trashëgiminë e Prizrenit, Kurse edhe klubi I basketbollisteve të Bashkimit, pastaj në mundje Egzon Shala, Alban Krasniqi në art, familja e Ali Bushit, Beqir Hoxhës, Pastaj Naim Malazezi, Kurse md çmimin ‘’Masar Shala’’ u nderua Këshili për Pajtimin e gjaqeve dhe ngatrresave në Prizren, e shumë mirënjohe tjera, Së fundi si qershi mbi tortë siç e tha I pari komunës çmimi ‘’Qytetar nderi’’ iu nda Halil Kastratit, Ai me këtë rast ka folur edhe për veprimatrinë e shoqatës ‘’Jetimat e Ballkanit’’. Kurse në emër të sportistëve foli Egzon Shala .Në këtë takim pos kryetarit Haskuka e përshëndeti edhe kryetari I Therandës Bali Muharremi./qendrapress.com/