Tahiri: KQZ duhet ta qartësojë nëse do i lejojë Kurtit të kandidojë për deputet
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet të ketë sqarime nëse kryetarit të VV-së dhe tre deputetëve tjerë që kishin hedhur gaz në Kuvend duhet tu lejohet që të jenë deputetë.
Ai ka thënë se duhet të ketë qartësime edhe nga KQZ për këtë punë. “KQZ duhet të jetë e qartë nëse do i lejojë Kurtit të kandidojë për deputetë apo jo”, ka thënë ai në emisionin dPT te Fidani në T7