Dita e Ushqimit në shkollën “Emin Duraku”dhe ‘’Abdyl Frashëri’’ në Prizren,me destimim human.

Dita Botërore e Ushqimit në mesins e shumë hkollave në Prizren është organizuar edhe në Shkollat: “Emin Duraku”dhe ‘’Abdyl Frashëri’’ në Prizren, si çdo herë edhe këtë vit qëllimi i kësaj dite ishte për destimie humane .Kështu dje në shkollën fillore “Emin Duraku” u organizua një aktivitet me rastin e Ditës së Ushqimit, me qëllim të promovimit të ushqyerjes së shëndetshme dhe vetëdijesimit të nxënësve për rëndësinë e një ushqyerjeje të ekuilibruar për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Aktiviteti u organizua nga arsimtarja e biologjisë, Nesibe Meça, në bashkëpunim me arsimtaren Edona Tafallari, me përkrahjen e vazhdueshme të drejtorit të shkollës, MSc. Rrahim Bekteshi. Gjatë aktivitetit, nxënësit sollën ushqime të ndryshme e të shëndetshme, të përgatitura me kujdes në shtëpitë e tyre, si dhe u angazhuan në shërbimin e tyre.Mjete e grumbullura në kqët shkollë shkojnë për nxnësit me gjendje të rëndë ekonomike.
Po kështu sot, edhe në mjediset e shkollës ‘’Abddyl Frashëri’ u organizua një event I këtillë ku me këtë rast drejtori I kësaj shkolle Alidin Flugaj për Rtv ‘’Besa ‘’ tha ‘’Përmes këtij aktiviteti, është një vetëdijesim i rëndësishëm për mësimet ushqimeve të shëndetshme dhe krijimit të shprehive të mira ushqimore që në moshë të hershme. Ky organizim I shkollës ka për qëllim që të nxënësit organizojnë dhe këto mjete kemi dedikuar ti dërgojmë tek shoqata e grave që vujanë nga kanceri i gjirit te Shoqata ‘’Gratë Burrnesha’’, për të ndihmuar këtë shoqate tha .
Nxënësit e kësaj shkolle sot, ishin shumë të lumtura që vpo bëheshin pjesë e ndihmës humane për ato gra që janë të sëmuara nga sëmundjet e rënda.