Vazhdojnë tollovitë për paraqitjen e testeve praktike për shoferë
Pas vendimit të Ministrisë nga dje,pas një kohe të gjatë për shkak të pandemisë që i kishte ndaluar, filloi pranimi i dokumentacioneve nga kandidatët të cilët i kanë dhënë provimet teorike, deh tash kanë mbetur për të kryer vetëm testin praktik kështu sot e dje dhjetëra persona presin në radhë për të paraqitur testet për patentë shoferë, në Prizren. Dje në Prishtinë policia pati intervenime , kurse në Prizren janë dhjetëra e qindra qytetarë kanë krijuar radhë për ët paraqitur dokumentacionet. Ne lidhur me këtë kemi pyetur zëdhënësi e policisë rajonale Shaban Osmanollaj se si është gjendja atje sa i përket radhëve , ai për Rtv ‘’Besa’’, ka theksuar se nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga njësia e patentë shoferëve për ndonjë rend apo nevojë të intervenimit policor tha Osmanollaj.Sot syri i kamerës së Rtv ‘’Besa’’ ishte dhe nga afër ka marrë pamjet e atjeshme.
Tani këto radhë krijohen për faktin se ka disa muaj që me vendim të Ministrisë së Infrastrukturës ishte pezulluar paraqitja e provimeve për shkak të pandemisë, andaj numri i atyre që testet teorike i kanë dhënë e ato praktike e nuk kanë mundur ti japin është bërë bukur i madh