E diela me shkrimtarin;Faruk Tasholli

0

POLITIKË PËR QEFI

(Satirë)

Kur naj hoqi NATO anmikun prej shpisë

Sa shtirë u mësuem me frymë të lirisë?!

Ta rrahim grusht vetin kush s’na qiti prita

Gropa-gropa gjoksat i bamë për merita!

Mendja na u mbush se s’ka kund shqiptarë

Zoti e lëshoi dorën na ktheu n’legjendarë,

E t’i rrokëm kangët që na shkojnë për huji

Dil ku je fsheh dheut Gjeto Basho Muji!!!

Sa shumë xhamadana u banë vija-vija

N’vend t’Aristotelit erdh Xhemajl Abria

Në Prishtinë nga malet se ç’u ulë Kanuni,

Kush pat nji hu gardhi na zuni përfun’i!

Po ky Hipokrati, ku na mbeti ku?

I dolën falltarët:Ti s’ki vend këtu!!!

Dhe iku i shkreti në Greqinë e lashtë

Kambkryq i la burrat në odat me kashtë!

Hajde t’i lamë odat ndryshe e don rendi

Ç’na u nisën burrat – turr kah Parlamenti,

Por „Stop“ tha Europa për burrat e ngratë

S’asht odë Parlamanti mos me hy as gratë!

Haj u zunë keq burrat u banë si rreth defi

Qysh me ba si deshtëm politikë për qefi,

Nëpër fakultete shpejt e zgjatën dorën

Veç me marrë diploma përzunë Pitagorën!

Si shkon politika pa tituj pa grada

Lum që kompjuterat shtypin dekorata,

Por tash u ndal koha si t’i bahet hallit

Na mbeti ky shtet birë në fund t’kavallit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *