I mituri që u ther për vdekje në Prizren është 15-vjeçar nxënës i klasës së dhjetë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku pas një përleshjeje mes pesë personave, ka mbetur i vdekur një i mitur.

Zëdhnësi i  policisë  Shaban Osmanollaj, konfirmon  se viktima është i moshës 15-vjeçare dhe vdekja e tij ka ardhur si pasojë e përdorimit të armëve të ftohta, me thikë dhe së është nxnës ii shkollës  së mesme. Sipas Policisë edhe personi i dyshuar për vrasjen, është i po të njëjtës moshë, 15-vjeçar.Tani më  janë duke   u pyetur ara  dhe janë në organet e policsëRasti ka ndodhur sot rreth orës 10:10 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, ka njoftuar policia.“Me datën 18 janar 2021 rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren. Zedhënësi i policisë  Osmanollaj  kërkon të shtohet  bashkëpunimi mes prindërve dhe  policisë  , Kurse  ai  pohon se  rastet  e këtilla  po i nxisin mediat sociale./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *