Ka ndërruar jetë Dr.Azzam Dida, ish-drejtor i Shëndetësisë dhe veprimtarë politik.

Njoftimet që vijnë nga familja dhe miqtë e tij bëjnë me dije se sot, ka ndërruar jetë Dr. Azzam Dida, mjekë i shëndetësisë familjare. Ai një mandat ishte dhe drejtor I Drejtorisë së Shëndetësisë në ekezkutivin e Komunës së Prizrenit . Njëherit ai ishte edhe aktivist politik në Prizren, duke qenë edhe kryetar i Degës së Partisë së Drejtësisë (PD) në këtë qytet. Dr Azzam Dida ishte i angazhuar në jetën publike dhe politike të Prizrenit, ku për disa kohë ka kontribuar përmes veprimtarisë së tij politike. Ishte një zë I fuqishëm sidomos në drejtim të atdhetarisë dhe të drejtave të njeriut. Ishte personalitet I afërt dhe komunikues I përkryer, Pos prefesionalizmit që ka pasur ka ditur dhe njohur edhe zhvillimet e këtij qyteti. Ikja e tij e hershme,padyshim se do të rikujtohet nga prizrenasit dhe ata që kanë punuar e vepruar me Dr Didën/QendraPress/