KGjK: Përfundoi verifikimi i 1081 kandidatëve për deputetë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar verifikimi i një mijë e 81 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi.
KGJK njofton se ky verifikim ka përfunduar bazuar në ligj, në Memorandumin e Bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e datës 18 janar të këtij viti.
“Listat e kandidatëve janë dorëzuar në KQZ brenda afatit të përcaktuar në kërkesë”.
“Me këtë rast, Këshilli ka përfunduar obligimin e vet në lidhje me këtë proces”, thuhet në njoftimin e KGjK-s