Me PDK-në në Qeveri pagat do të rriten në 300 euro”
PDK në Qeveri paga minimale do të rritet në 300 euro”, njofton Insajderi.Kështu ka premtuar ish-shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Bedri Hamza.Ai tha se kjo do të arrihet me marrëveshje me “partnerët socialë”.
“Paga minimale do të rritet nga 170 euro, sa është tani në 300 euro. Në marrëveshje me partnerët socialë, legjislacioni i punës me theks të veçantë ligji i punës i cili do të rishqyrtohet në mënyrë që të krijojë një kornizë ligjore cilësore për inkurajimin e aktiviteteve sipërmarrëse, të zvogëlojë barrën administrative të punës dhe të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të punësuarve dhe punëdhënësve”, tha ai.Premtoi po ashtu edhe rritje të pensioneve për këto kategori.“Do të ketë rritje të të gjitha llojeve të pensionit varsisht prej kategorise se pensionit dhe reforma të thella për trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve pensionistë, duke përfshirë në skemat e kontributdhënësve ata qytetarë të cilët kanë pasur pengesa për arsye të mungesës së 15 viteve , ku do te jete pension i shkallezuar sipas perqindjes dhe viteve.”