Çaste poetike me poeten;-Elmije AJAZI

Tym nga goja, tym nga shpirti…
Një jetë e djegur në kujtime,
një tokë e larë me lot.
Na nxoren nga shtëpitë,
por rrënjët i lamë në tokën tonë.
Dhe rrënjët, sado t’i shkulësh,
gjithmonë kërkojnë të kthehen
aty ku kanë lindur.
/QendraPress/