Prozë-Irena Hoxha- ËNDRRAT E DASHURISË

0

ËNDRRAT E DASHURISË

Rruga ishte e gjatë, ata kishin kohë që sishin parë, letrat kishin mbetur të bardha si bora mbi male, sytë e saj ishin veshur si mjegull. Donte të dilte, dhe me flakën e dashurisë së saj të shkrinte borën, dhe uji të qiliste rrjedhshëm nëpër përrenj dhe monopate, të dëgjonte këngën e zogjve si atë pranverë kur ishin takuar të dy në lëndinë . Aty ku ndjehu hapat e kalit, i cili ndaloj tek burimi pranë saj për të pirë ujë. Mjegulla e syve të saj sikur po e verbonte, por brenda shpirtit të saj, ajo udhëtonte si erë nëpër male duke e kërkuar. Nga larg nëpërmjet ndjenjës së saj që shoqërohesh nga era, ajo ndjente hapat e kalit, por mjegulla e syve të saj ja bllokonte shikimin, pasi edhe Dori, kali i saj i dashur ishte i bardhë si bora. Ja, ajo shikon një shenjë të kuqe që lëviste në drejtim të saj, dhe u bë kureshtare, për t’ju afruar.

Përleshesh me borën dhe stuhinë, por kjo nuk e pengonte të shkonte drejt asaj për të cilën zemra i ishte ndezur flakë.

Nata po afrohej , por pishtari i zemrës së saj ndriçonte rrugën drejt tyre. Ata po i afroheshin njeri – tjerit, dhe Flora shikon kalorsin mbi kalë. Dori, klithi ajo, dhe ai fërngëlliu duke e aprovuar.

Mbi të kalorsi i saj pa ndjenja i gjakosur, kishte pikturuar në trupin e Dorit një zemer ku shkruhesh!

Për ty Flora!

Dhe për çudi, sa ajo u ndodh pranë, pranvera erdhi, uji filloj të qiliste nëpër lumenj, përrenj, dhe monopate, natyra filloj të çelë dhe zogjtë cicëronin mbi kokat e tyre.

Franku bëri një kurorë lulesh dhe ja vendosi në kokë.

Dori i kalëroj mbi kryre dhe ata filluan udhëtimin drejt ëndrrave të dashurisë.

Bottom of Form

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *