Urime pensionimi i dashur vlla baci Qamil Zekolli-Shkruan;Zenel Zekolli

0

Ishte Janari i acart i vitit 1980 kur ti u arratise për në Belgjikë

I shtyer nga shtypja dhe persekutimi Serbo – Sllav.

E lee ditarin , i le nxënësit, i lee prindërit, vllezërit motrat , shoqërinë, dhe u arratise me kokën mbrapa duke u çmallë me Atdheun e dashur!

Atdheu që për ty ishte i vetmi dhe vetëm i vetmi që çdo sekond ishe në shërbim të tijë!

Nuk u ktheve plot 20 vite, sepse regjimi Serbo – Sllav veq sa rritej, por ti me shumë atdhetarë mërgimtarë nuk ndaleshi për asnjë qast në shërbim të Atdheut duke harruar edhe familjen tënde, edhe fëmijët e tu!

Nuk ke lanë Shqiptarë pa strehuar dhe pritur në shtēpinë ( banesën) tënde të vogël, nuk ka pasë delegacion Shqiptarë që nuk je angazhua , e ju ke bërë takime të ndryshme me Evropian, për qështjen e Kosovës !

Nuk ke lanë shtet, e as qytet Evropian pa organizuar demostrata për qështjen e Kosovës

Të gjithë potencialin tënd ja ke kushtuar Atdheut!

Së fundi edhe gjat luftës së lavdishme të UÇK-së deri në “Çlirimin e Kosovēs”

U ktheve pas 20 viteve në tokēn që tē lindi në Kosovën e larē me djersë e gjak.

U ktheve krenarë , u ktheve edhe më visionarë dhe optimist!

Por ja që njerzit tanë nuk paten kurajo as vullnet që së paku ta sigurojnë një vend pune të institicionet tona që i formuam përmes gjakut të dëshmorëve!..

U ktheve përsëri në Belgjikē më i zhgënjyer se në vitin 1980.

Shteti Belg të strehoj të dha buk, të dha punë të trajtoj si njeri, jo si skllavë , sepse ata ja dijnë vleren njeriut, dhe e dijnë çka është fjala njeri!

Ti po del në pension nga shteti Belg, jo nga Atdheu yt, jo nga shqipfolësit!

Jo nga ata që au ke prishë rehatinë me Serbinë!.

Megjithse nuk kan faj, sepse ne si familje heret i kemi hypë Serbisë në qafë!

Edhe Serbia ka qenë në zor nga ne, e mos tē flasim pë disa shqipfolës që ende shohin ëndrra serbisht.

Vlla i dashur baci Qam ike nga Shkolla shqipe e Bllacës Legjendare, u pensionove nga Shkolla Belge!

Nuk patem shteti ynë i brisht një vend pune për ju dhe për shumē mërgimtarë të tjerë, e për shumē familjarē tē dēshmorēve , e luftētarve!

Urime pensionimi nga shteti Belg!

Paq shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë, së bashku me familjen tuaj!

Urime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *