700 pacientë në Kosovë po presin që më shumë se një vit për shërim jashtë vendit
Rreth 700 persona që nga fundi i vitit 2019 janë duke pritur që tu lëshohen mjete nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore për trajtim shëndetësor në institucionet private në vend dhe jashtë vendit.
Ndonëse atyre nuk po u ofrohen shumë shërbime në institucionet publike shëndetësore, ata nuk po mbështeten as financiarisht me kohë nga shteti.Vetëm për rastet urgjente, fondet për trajtim lëshohen shpejt, ndërsa rastet joemergjente duhet të presin për më shumë se 1 vit për t’u ndihmuar financiarisht nga shteti. Përkundër që janë raste joemergjente, gjendja e tyre mund të përkeqësohet gjatë pritjes për fonde.
Zyra për Informim në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore ka thënë për Express se janë rreth 700 pagesa të cilat janë në pritje për t’u realizuar, kjo për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore në raport me kërkesat e pacientëve.
Nga ky Fond kanë bërë të ditur se janë duke u realizuar pagesat nga fundi i vitit 2019.
Ndërsa, vetëm gjatë vitit 2020 për fonde kanë aplikuar 968 persona.“Janë rreth 700 pagesa, të cilat janë në pritje për t’u realizuar dhe kjo për shkak te mungesës se mjeteve buxhetore ne raport me kërkesat e pacienteve për trajtim jashtë IShP. Në Fondin për Sigurime Shëndetësore, brenda vitit 2020, për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike (TMJISHP), kanë aplikuar 968 persona. 497 aplikacione janë të evidentuara si raste urgjente dhe 471 si raste të rregullta”, është thënë për gazetën.
Nga FSSH kanë thënë se buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për Programin TMIJSHP për vitin 2021, është 6 milionë euro.
https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=65388824&v=2.1&guid=295ca060e440494c87b41f5148e19687e26150f22b374bff8178430ab3405b21 “Buxheti për këtë vite është 6 milionë euro, i cili si zakonisht alokohet në 4 pjesë (kuartale), ku tashmë kuartali i parë është alokuar prej 1.5 milionë euro. Tani pagesat kane filluar të realizohen dhe do të realizohen në vazhdimësi varësisht nga buxheti në dispozicion që do të thotë se edhe numri i pagesave në pritje do të vazhdoj të bjerë”, është thënë për gazetën.Klinikat të cilat po referojnë më së shumti pacientë për trajtim në klinikat private në vend, janë: Klinika e Pediatrisë (sëmundjet kardiokirurgjike te fëmijëve, leukemi dhe sëmundje tjera malinje etj.), Oftalmologjisë, Ortopedisë e Hematologjisë (sëmundjet malinje të te rriturve).
Sa i përket shërbimeve të pediatrisë, shumë fëmijë me sëmundje në zemër, vit pas viti kanë kërkuar trajtim shëndetësorë jashtë vendit.
Ndonëse ofrimi i shumë shërbimeve të reja ishte paraparë me ndërtimin e spitalit të ri kirurgjiko-pediatrik, ky spital ende nuk është funksionalizuar.Pediatri Ramush Beiqi, ka thënë se disa shërbime të reja do të fillojnë të ofrohen në këtë spital, i cili shpreson të funksionalizohet më 1 shtator të këtij viti.Ai ka treguar se punët në funksionalizimin e spitalit ia ka vështirësuar edhe pandemia, por që i kanë bërë planet për përgatitjen e personelit shëndetësorë.Më funksionalizimin e spitalit e ofrimin e shërbimeve të reja do të ulet numri i fëmijëve që do të dërgohen për mjekim jashtë vendit.Ndërsa, sa i përket sëmundjeve malinje, shumë pacientë kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për trajtim shëndetësorë jashtë Kosovës, për shkak që një trajtim të tillë nuk kanë arritur ta marrin në vend.Drejtor të klinikave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e kanë parë të rëndësishme shtimin e shërbimeve të reja, por që një gjë e tillë nuk është bërë.