Mbi 50% e votave të numëruara nga KQZ-ja: VV 47,91%, PDK 18,35%, LDK 13,62%, AAK 8,23%

0

KQZ ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i gjysmës së kutive të votimit, të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.Sipas këtyre rezultateve, të 50,04% të numërimit, Vetëvendosje e Albin Kurtit ka 47,91 përqind të votave, shkruan Reporteri.net. Pasuar nga PDK-ja më 18,35%, e cila ka rënë lehtë në përqindje.LDK e treta më 13,62 dhe AAK e katërta më 8,23% të votave të numëruara.NISMA për Kosovën po vazhdon të jetë dukshëm nën pragun zgjedhor më 2,62% të votave të numëruara, dhe serish me një trend rënie të lehtë në përqindje.Sipas KQZ-së në zgjedhjet e së dielës kanë votuar 843 mijë e 862 votues, në 2 mijë e 382 vendvotime.Deri më tani, sipas KQZ’së, jenë numëruar votat nga 1192 vendvotime nga 2382 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *