Çaste poetike me :Nysret Durmishi

0

O gjuha ime!

————————-

Nderi im, ndërgjegjja ime!

Ti je heroizëm i popullit tim

Historia dhe krenaria jonë

Fjalën nënë për herë të parë e themi në gjuhën tonë

Ninullat e para i dëgjojmë në gjuhë tonë

Në klasë të parë mësojmë gjuhë amtare

Kjo gjuhë – shpirti ynë, qoftë e përjetshme

Kjo gjuhë është dielli ynë që na ngroh të gjithëve

Kjo gjuhë – na prezantoi me gjithçka në këtë botë

Kjo gjuhë – me të cilën paraardhësit tanë na lanë histori

Këtë gjuhë të bukur e të dëlirë të ja u lamë dhuratë brezave të rinj

Nga lavdia e përjetshme e maleve deri në skajin tonë,

Nga zemra e e shpirti buron kjo gjuhë shekullore

Ngjyrat e trëndafilave, janë në gjuhën tonë

Kënga e bilbilave tingëllon më ëmbël ne gjuhën time

Nga gjerësia e pafund e detrave e oqeaneve kjo gjuhë ka rrënjët e saja

Nga baballarët tanë përgjatë mileniumeve e trashëguar

Brez pas brezi, asnjëherë e harruar

21.02.2021

N.D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *