Fryma poetike e së dielës me poeten;-Hamide AXHAMI

MURI I NDËRTUAR ME GURËT E TYRE
—————————————————–
Breng në shpirt vulosur
E mundon çdo ditë.
Trungun e jetës,
të ndërtojë një ditë.
Ah jeta,
një labirinth.
Rrugëdalje tjetër,
asnjëherë nuk u gjindë.
Mashtrime,
kurthe të larta u ngritën.
Kundrejt ardhmërisë së ndritur.
Nuk u mjaftoi atyre.
Shembën mbi mua
Dhe murin, që dikur e ndërova,
me gurët, që ata mi hodhën mua.
/QendraPress/