VV: Milan Radojçiq po sfidon ligjin, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

0

Lëvizja Vetëvendosja ka deklaruar se Milan Radojcçiq, tash e disa vite sfidon ligjin, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.Ky reagim i partisë fituese së zgjedhjeve të 14 shkurtit, erdhi pasi Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për të revokuar fletarrestin për Milan Radojçiqin, një nga të dyshuarit në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.“Kush është Prokurori i Prokurorisë Speciale i cili paska kërkuar nga departamenti special pa asnjë argumentim të qëndrueshëm që të revokohet urdhër-arresti për një ndër kriminelët më të mëdhenj të pasluftës? Kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës”, thuhet në reagimin e LVV.Subjekti që drejtohet nga Albin Kurti ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial dhe Gjyqësori që të veprojnë.“Rasti në fjalë është skaji i pasigurisë që mundet të shkaktojë për rendin publik ata që duhet ta mbrojnë atë. I bëjmë thirrje po ashtu organeve të sigurisë dhe atyre ligjzbatuese të jenë vigjilente përballë kësaj ngjarje”, vazhdon reagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *