Lajm i mirë: Kosova në mesin e vendeve që do të furnizohen me vaksina nga COVAX deri në maj

0

                                     Aleanca Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj. Një nga këto vende është edhe Kosova ku pritet të dorëzohen 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca. Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina deri në fund të muajit maj. Në këtë list është vendosur edhe Kosova. Vendi jonë pritet të përfitojë 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti i Indisë “Serum”, raporton Gazeta Shneta. Covax ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit, dhe kritere tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit, etj. Dorëzimet në këtë fazë kanë filluar në dy vende afrikane në Gana dhe Bregun e Fildishtë, të cilat janë furnizuar me nga 500 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti Serum.“Dorëzimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar këtë javë dhe sapo të bëhen të gatshme dozat tjera do të vazhdojnë të dorëzohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Covax.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *