Kurti në Prekaz: Drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar, askush nuk u dënua për krimet mbi familjen Jashari
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë nderime para varrezave të familjes Jashari në Epopenë e UÇK-së. Kurti ka deklaruar se familja Jashari është sakrifikuar për çlirim, pavarësi dhe bashkim të kombit dhe popullit shqiptar.“Për këtë sulm të Serbisë ndaj familjes Jashari askush nuk është gjykuar dhe s’ka pasur gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë. Drejtësia është vonuar sepse s’ka filluar. Ata u flijuan për hir të pasardhësve të popullit dhe kombit në përgjithësi”, ka deklaruar Kurti. Lideri i VV-së tutje ka thënë se familja Jashari e deshi vendin më tepër se vetën e tyre. “Dashuria ndaj Jasharajve, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale, janë mënyra më e sigurt që ne ta duam këtë”, ka shtuar ai