Si i gjen dita e gruas të burgosurat në Kosovë?
Tridhjetë e gjashtë qëndrojnë në Qendër Korrektuese, numri i të dënuarave më i vogël se kurrë.Sa një fije peri kanë shpresat se do të shohin botën jashtë të lira.
Prapa grilave të Qendrës Korrektuese në Lipjan, tridhjetë e gjashtë gra ndërtojnë ëndrra për të ardhmen e lënë në gjysmë jashtë.Pasi kanë vuajtur një pjesë të dënimit të tyre, gratë kërkojnë të lirohen me kusht.E një kërkesë e tillë ju është aprovuar vetëm tri prej tyre vitin e kaluar.Ka kërkuar disa herë radhazi për t’u liruar, e një kërkesë të tillë ka drejtuar edhe njëherë kjo e dënuar për veprën penale me substanca narkotike.Ajo ka vuajtur tri vite burgim deri tani, ndërkohë paragjykimet ndaj kësaj kategorie të grave, kanë bërë që të mbajë të fshehtë se është në burg.Krahas kësaj ajo thotë se qëndrimi këtu i ka ndihmuar të reflektojë drejt një të ardhme më të mirë.
Kjo nuk është e vetmja që ka kërkuar të lirohet me kusht.
Një ndër gratë që ka vuajtur mbi gjashtëmbëdhjetë vite burg për veprën penale vrasje, ka kërkuar tri herë radhazi për t’u liruar.Ajo thotë që aktivitetet e kanë ndihmuar të risocializohet.Edhe kjo pohon që gratë e kanë më të vështirë të risocializohen në liri, pasi paragjykimet janë të mëdha.Drejtori i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Heset Loku po thotë që numri i grave të burgosura është më i ultë se asnjëherë më parë.36 gra, ku 23 prej tyre janë të dënuara, qëndrojnë këtu.Loku pohon se ndër vite, lirimi me kusht për gratë ka qenë më i ngurtë.Këtë vit, nëntë gra kanë dërguar kërkesa për t’ua falur dënimin u.d e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe janë duke pritur përgjigjie.