Aksident në Gjakovë, lëndohen 7 persona, një në gjendje të rëndë

0

Dy vetura janë aksidentuar në rrugën Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Bistrazh, gjatë ditës së martë.

Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë mbetur të lënduar, ndër ta edhe një grua shtatzënë.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

Ai tha se deri të aksidenti ka ardhur pasi vetura e tipit Ford ka tejkaluar në vijë të plotë duke u përplasur me veturën Golf 7.

“Para 30 minutave ka ndodhur një aksident trafiku në aksin rrugor Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Bistrazh, në vendin ku ka qenë e ndarë me vijën horizontale vija e plotë.

Deri të aksidenti ka ardhur gjersa automjeti Ford ka qenë duke qarkulluar në aksin Prizren-Gjakovë papritmas ka filluar tejkalimin në vendin e ndaluar, në vijë të plotë dhe është përplasur me automjetin Golf 7 i cili ka qenë duke lëvizur në shiritin e tij.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe 7 persona janë lënduar, të cilët janë jasht rrezikut për jetë.

Njëra prej të lënduarve, shtatzëne është dërguar në QKUK për t’u trajtuar por e njëjta është jasht rrezikut për jetë”, tha ai.

Po ashtu, shihet se veturat e aksidentuara janë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *