I pavdekshëm është kujtimi për Ty SKENDO! Që në jetë kishe fjalën- KOD të BESËS.
Sot, mbushen plotë ditë e vite, vit që iku nga kjo jetë për në amshim, ish veprimtari i ilegales, anëtari i Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren .Themeluesi i celulave të para të UÇK-së dhe personaliteti i pari që kontaktoi familjen dhe komandantin legjendar Adem Jashari ai ishte Skender Berisha. Ish deputet i legjislaturës së vitit 1992, i palodhur në çështjen lirisë së atdheut dhe ikja e tij në amshim pa asnjë bujë as politike e as ushtarake të bënë të mendosh për kend ai bëri gjithë ato punë e vepra madhore? Skender Berisha siç e thërrisnim ne bashkëveprimtarët Skendo ,ishte njeri me vizion të veçantë për ardhmëri, Ai ishte i pari ushtar lirie që u rendit në kuadër të Brigadës 125 duke shërbyer jo vetëm në ZOP, por kudo që e kërkoi atdheu., Përballja e tij me Serbinë, Skendon e pati kalitur dhe ne shokët e veprimtarë jo vetëm që konsultonim por ai ishte një strateg i përkryer për liri .Nuk mund ët harrohet vepra e as angazhimi tij për liri, Sado që atë se rikujtuan as Shoqatat e dala nga lufta, sepse ai ishte vërtete i madh në mendime dhe vepra, Skendo ne që u kalitëm më TY, jo që të kujtojmë njëherë në vit, por të betohem se të kujtojmë çdo sekondë , sepse largpamësia jote ishte për ne që ende frymojmë ideal, Ti që ke pasur fjalën kod të besës, për ne do të mbetesh i paharruar deri sa të ketë shqiptarë në këto troje, Ishe i rrallë dhe i tillë ike ,sepse njerëzit e mëdhenj nuk vdesin por ata ikin atje në amshim që të kujtohen përgjithmonë, Skendo ti je pjesë përditshmërisë tonë, je ideali ynë je miku i ditëve të vështira që kur ske pasur frikën ndaj armikut, Jam krenar dhe i përbotshëm me gjitha ato kujtime që na i pate lënë sa ishe gjallë, i pavdekshëm është kujtimi për TY Skendo! Që në jete kishe fjalën KOD të BESËS/qendrapress.com/