Drejtori i OBSH-së në Evropë: Nesër vijnë vaksinat e para

0

                     Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, ka konfirmuar se nesër do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë. Kluge përmes një cicërime në twitter ka konfirmuar shkurt se nesër do të vijnë vaksinat e parë në Kosovë. Drejtori u pyet se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, derisa përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë “Nesër”. Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri tash nuk ka pasur vaksina, rrjedhimisht qytetarët kosovarë nuk janë vaksinuar. Përjashtim bëjnë një numër i konsiderueshëm i mjekëve që janë vaksinuar nga qeveria e Shqipërisë. Vetëm nga e hëna deri të shtunën, në Kosovë janë regjistruar 70 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi, derisa në të njëjtën periudhë janë paraqitur edhe 4882 të infektuar me virusin.Sa i përket rasteve aktive, siç njofton IKSHPK, në vend janë 13.424 të infektuar aktualisht me koronavirus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *