Edhe në Prizren,fillon imunizimi i të moshuarave mbi 85 vjeçar tregon drejtoresha Narqize Hoxha
Drejtoria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi në Prizren po shkon sipas planifikimit Drejtoresha e Shëndetësisë Dr. Narqize Arënliu Hoxha,njofton se deri më tani i janë përgjigjur stafet mjekësore dhe janë vaksinuar mbi 220 mjekë e staf tjerë mjekësor dhe nuk është shënuar asnjë rast me ndonjë problem pas vaksinimit, dhe bënë ftesë që të moshuarit mbi 85 vjeçar të lajmërohen në QKMF-së, sepse ne që tani kemi filluar të bëjmë përgatitjet për imunizim.
Me këtë rast drejtoresha Hoxha, porositë të gjithë qytetarët që të marrin sipas rendit dhe radhës vaksinat,sepse vetëm me vaksinonim mund tejkalohet kjo pandemi tha drejtoresha.
Kurse mesazhi i drejtoreshë është një mesazh që tashmë i duhet secilit nga qytetarët të zbatohen rregullat dhe nevojat e Institutit Shëndetësor të Shëndetit Publik.