Vitia thotë se do t’i pranojnë vaksinat nga Shqipëria por jo ato kineze
Ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, sa i përket refuzimit të vaksinave nga Shqipëria ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me ministren e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu. Oferta e bërë nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë për vaksinimin e personelit shëndetësorë të Kosovës, Vitia tha se për shkaqe logjistike nuk kanë mundur të fillojnë këtë proces. “Kur erdhën 24 mijë doza të vaksinave tek ne filluam menjëherë që të vaksinojmë personelin shëndetësorë sepse vaksinohej më shpejt. Jemi dhe do të jemi në kontakt me ministren Manastirliu për një mundësi që kur të vijnë kontingjentet tjera të vaksinave, këto 11 mijë doza të përdoren për mësimdhënësit tanë”, tha ia në lidhje direkte në emisionin DIREKT në ATV.