PSE LUFTOHET LUFTA PËR LIRI, DERI KUR DO TË VAZHDOJ?!-Shkruan;Sadik Halitjaha zv.komandant i ZOP-it

0

Lufta për liri dhe UÇK-ja u dashtë të mbrohen në Kosovë!

Në radhë të par me shembullin personal të ç’do çlirimtari veçmas të udhëheqësve të luftës si pushtetar të pas luftës!

Kompromisin e par e ma të dëmshmin e banën kur u rehabilituan tradhtaret dhe u veshën me pushtet,pastaj për hatër të tyre që të mos i iritojn, injoruan vlerat dhe njerëzit e devotshëm të çështjes kombëtare!

Si dhe ju përshtaten qëllimeve të ndërkombëtarëve, që jo të gjithë ishin miqet tan!

Ata donin ta zhbënin luftën duke e quajtur konflikt dhe bën përpjekje maksimale deri me tani,të na pajtojnë me Serbin e të rikthehemi nën ombrellën e saj,sikur asgjë nuk ka ndodhur!

Në këtë drejtim dhe me ketë qellim vepruan edhe tradhtaret kolobracionist dhe mbajtën status kohen e Kosovës shumë gjatë!

Ata që duheshin ta mbanin gjallë frymën e luftës dhe zjarrin e lirisë, ata për me ju hy në hatër këtyre dy kategorive të lart përmendura! Nuk ngritën dhe nuk mbrojtjen vlerat e luftës!!

Nuk u përpoqën me kohë ta Benin normë kushtetuese UÇK dhe çlirimin e vendit!

Nuk aprovuan ligjin për vlerat e luftës!

Nuk saktësuan me ligje e kushtetutë as diten e çlirimit!

Asht për ty vlerësuar përkrahja e Aleatëve dhe e miqve të vërtet që e përkrahen pavarsin dhe e legjitimuan me Gjykatën e Drejtsis Ndërkombëtare.

UÇK u fyer e denigruar nga opinjonist e gazetar të paguar që vepronin në nji linje me Serbin!

Luftëtaret ishin dhe mbeten ma të përbuzurit,ati kombëtaret kurrë nuk i ndan luftën dhe pas luten për çlirimtaret me qellim për ti fajësuar të gjith në shbllon! Ata qe ishin në pushtet mund te ken gabime politike e korruptive! Por pse i lidhin me luftën dhe me gjithë luftëtarët! Sipas tyre qdo luftetar asht fajtor apo duhet trajtohet fajtor!

Epitetet denigruese për komandantet e luftës ishin të pa numerta deri në brutalitet e shantazhe.

Hamallin e karrocierin e thirrnin komandant,edhe kalit e qenit i thonin komandant! Kush do që donte ta përulte apo përqeshte dikë në frug e thërriste o komandant , Kom, Proçka e leshi edhe nga komiket e teatrove!

Në filma paraqitshin luftëtarët si frikacak duke ikur kështu e shpjegonin luten (shtupsat) e pusat duke e denigruar aq shumë sa paraqitshin vrasjen e luftëtarëve mes veti dhe ndarjen e parave e të posteve gjatë luftës për pas lufte!

Krejt këto janë heshtur e duruar për hir të unitetit,ndoshta edhe të interesave të bëhej shteti.

Të kalohej tranzicioni,apo të mos idhroheshin kolobracionistet e veshur me pushtet?! Ndoshta për të qen edhe vet pushtetar!

Lufta, luftëtarët,komandantet u fyen pa asni arsye në rrugë, në tv.e në Parlament duke i quajtur kriminel hajdut e tradhtar!

Këtu në Kosovë duhej mbrojtur UÇK dhe lufta e drejt e saj!

Tani a mund të mbrohet në Hagë në gjykatë?! Jo jo tani janë pasojat e gabimeve që i përmenda me lart! Tani i mbron pa fajshmerija! Përndryshe mbrojnë vetveten nëse kanë alibi e argument mbrojtës!

Kjo s’kishte me ndodhur fare po te kishin vepruar sa i kanë pas mundësit e pushtetit dhe ta kishin mbrojtur Luftën për liri!

Mos të ishte krijuar nji klimë e tillë qe e shfrytëzoj Serbia me Dick Martyn!

Duke i shfrytëzuar edhe deklaratat në Parlamentin e Kosovës dhe dosjet e dorëzuara nga shqipfolësit tradhtar në Serbi e Eulexks!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *