Osmani: Pokleku është Holokausti i Kosovës

0

                 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se gjurmë të gjakut të 54 civilëve të vrarë në Masakrën e Poklekut, në mesin e të cilëve 24 fëmijë, ende janë të freskëta në bodrumin e shtëpisë në të cilën së pari u vranë, pastaj u dogjën dy herë radhazi.Osmani ka shkruar në Facebook, se në mesin e tyre, Lirie Muqolli gjashtë muajshe, jeta e së cilës u shua në fillim të saj nga forcat policore e ushtarake të regjimit gjenocidal serb. Emri i saj ishte Liri, porse lirinë nuk e arriti.“Ajo dhe fëmijët e tjerë u vranë pse ishin shqiptarë, teksa bashkë me gra, djem e burra të tjerë prehen në një varrezë të përbashkët. Trupat e njomë të fëmijëve, bashkë me familjet e tyre, ishin bërë shkrumb e hi, për ta bërë të pamundur identifikimin e për ta fshehur krimin mizor. Ky krim kishte një qëllim të qartë: shfarosjen e zhukjen e popullit tonë nga faqja e dheut. Prandaj, viktimat dhe të mbijetuarit e kësaj masakre janë dëshmi e fuqishme se në këtë fshat më 17 prill 1999 ndodhi Holokausti i Kosovës.Fëmijët e vrarë ishin të moshës gjashtë muajshe e deri në 17 vjeç. Bashkë me ta është vrarë edhe poeti i tyre, poeti i fëmijëve Ymer Elshani me gruan, katër djemtë, nënën dhe kunatën. Dëshmitë dhe disa dëshmitarë të mbijetuar në Poklek si dhe në masakrën në Çikatovë të Vjetër ku u vranë edhe 24 civilë shqiptarë po më 17 prill, qartë tregojnë qëllimin shfarosës që kishte Serbia.Sot, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca nderuam të rënët dhe ndamë dhimbjen për ta bashkë me familjarët e tyre. Sot, zëri i Lirisë dhe i fëmijëve, grave e burrave të tjerë të vrarë në këto masakra trokasin në ndërgjegjen tonë si thirrje e fuqishme për drejtësi.Ne që po e gëzojmë lirinë na mbetet mision që ta bëjmë të pamundurën që kryesit e këtij akti makabër të dalin para drejtësisë. Liria dhe paqja do të kenë kuptim kur familjarët e të masakruarve në Çikatovë të Vjetër e në Poklek ta gjejnë qetësinë kur drejtësia të marrë epilog. E ne nuk do të ndalojmë kurdo dhe kudo ta themi dhe ta mbrojmë të vërtetën për këto masakra.Qoftë i përhershëm kujtimi për të rënët në masakrën e Poklekut dhe të Çikatovës së Vjetër”, ka shkruar ajo në Facebook, ku ka postuar edhe disa fotografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *