Ju prezantojmë poeten;Nurie Baduni

0

Siç duhen retē

Si avujt e ujrave fluturojnē në qiell,

E vallëzojnē në bashkimin e zjarrtë,

Qelizojnē ndjenjat nëpër kraharor,

E formojne njē kimi të bukur, tē artē.

U deshēm ne siç duhen retē,

Tē rënduara, tē errta si nata…

Njësh pleksen me krahë mjegulle,

E shpërthejnë shi me tone tē larta…

Me shumë zhurmë puthen retē,

Me pathos u puthëm ne atë nate,

Zhurmshēm nëper lëndina binin rrufetë,

Qetësisht i bënim njeri/tjetrit serenatë.

Bubullimat, kēto shoqëruese të reve,

Nëpēr hapësirē klithmojnë stuhish,

Mes nesh pati tronditje tē zjarrta,

Kërcyem si retë nēn ritme marrëzish.

U deshēm fort siç duhen retë,

Vorbull krijojnē nē hapēsirat qiellore,

U rrokullisēm nēpēr shtratin e butë,

Ndjesia mes nesh ishte madhështore.

Rruga më e bukur nē botë,

Ku njëri pas tjetrit ecën të parët e mi,

Eca dhe unē në gjurmët e tyre,

Ikēm e lamë, kush do e ndjekë tani?

Kam mall për rruget ku eca fëmijē,

Për kopshtet ku çelnin trëndafilat,

Për baçen ku rrokullisesha pa frikē,

Mall pēr tërfilin, luledelet e lēndinat.

Rrugës për te kroi me ujë kristal,

Gjyshja, unë e pas meje macja,

Në radhë vinim nje gjym të bardhë,

Nata fluturonte në dritëhijet e zjarrta.

Nē atë rrugë nuk mē pret ime mē,

Gusha ime ishte e preferuara e saj,

Me mall e puthte, eh sa mē mungon,

Aroma e nënës, si lulja nē maj.

Në atë rrugē nuk më përcjell im at’,

Kur në agim nisesha pēr tjetër rrugë,

Frikē kisha qentë e egër të lagjes,

Hapat e tij i sprapsnin, e bëheshin urë.

Një mbrëmje, një me diellin u bēnë,

Rrezet e perëndimit lanë trashgimi,

E unë atij Dielli do ti referohem,

Aty gjej gjurmēt, imazhet, pritjet e tē shtrenjtëve të mi,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *