Nëntë zyrtarë doganorë të përfshirë në një kontrabandë të 80 mijë kg duhan
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës të Kosovës, Agron Llugaliu, ka njoftuar se sot në Prokurorinë Themelore në Prizren është përmbyllur një proces hetimor me aktakuzën përmbledhëse për 13 persona, nga të cilët 9 janë zyrtarë doganorë, të përfshirë në kontrabandimin e 80 mijë kg duhan.Sipas drejtorit të Doganës, rasti i referohet një procesi hetimor delikat mbi kontrabandën e duhanit duke filluar nga viti 2018.“Hetimet e Doganës duke vepruar ne mandatin e tyre hetimor me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës me duhan dhe produkte te ngjashme qe mundësojnë konsumin e duhanit ilegal, kane konstatuar se personat e dyshimte që bëjnë këtë kontrabandë kanë pasur lidhje me zyrtaret doganor, të cilët u kanë mundësuar kalimin të kufirit ne mënyrë të paligjshme”, ka thënë drejtori Llugaliu.Sipas tij, hetimi i gjithmbarshëm ka përfshire 47 persona të dyshimte (dy nga Shqipëria), nga të cilët në proces hetimor 16 persona kanë bërë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.“Në grupin e aktakuzës së fundit janë 13 persona, nga te cilët 9 janë zyrtar doganor qe kane qene me pune në pikë kalimin kufitar të Vermicës, prej tyre 4 zyrtarë kanë qenë të arrestuar gjatë procesit hetimor. Të gjithë këta zyrtar tanimë janë të suspenduar dhe vijon edhe procesi disiplinor për të trajtuar te gjitha provat ne dispozicion”, tha ai.Sipas drejtorit Llugaliu, provat përkrahin dyshimin për 80 mijë kilogram duhan të kontrabanduar, me dëm potencial ndaj buxheti mbi 3 milionë euro.“Gjatë këtij hetimi ka ndihmuar edhe policia ka ndihmuar me përkrahje teknike ne këtë hetim, për çka jemi mirënjohës”, tha ai.