Në Qendrën e kompetencës nga sot hapët zyrtarisht edhe Zyra për orientim në karrierë

0

Sot,në Qendrën e Kompetencës në Prizren, është hapur zyrtarisht edhe Zyra për orientim në karrierë, e ku të pranishëm ishin Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, Drejtoresha e Drejtimit për aftësime profesionale Fikrije Zymberi, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, drejtoresha e arsimit në Prizren Xhemile Vezgishi si dhe përfaqësuesi ndërkombëtar,Piter Jamp,përfaqësues i projekti nga Zvicra, Fillimisht ministrja Nagavci pohoi se sot ndihet e privilegjuar që gjendet në këtë event kaq të rëndësishëm , sepse orientimi në Karrierë ka shumë rëndësi për të ardhmen e nxënësve dhe të rinjve në Kosovë. Inserrte Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka,duke përshëndetur këtë event që për të ardhmen e shkollimit ka shumë rëndësi tha se tani duhet mënjanuar shkollimin e deritashëm sepse na ka ndodhë që në shpalljen e konkursit për një vend pune ka pasur shumë të paraqitur. Kurse mundësia e pranimit është e vogël, Prandaj ata detyrohen të shkojnë jashtë Kosove, Mirëpo kemi pasur raste kur kemi shpallur konkurse për vend e pune profesional dhe ska pasur asnjë të paraqitur, prandaj është koha të shohim nevojat për tregun e punës dhe shkollimin tha Haskuka Inserte Drejtoresha e Institucionit për aftësime Profesionale Fikrije Zymberi , tha se ky është njëri nga momentet që këtu pranë kësaj shkolle kompetence po hapet edhe Zyra për orjentim në karrierë dhe kë rëndësi sulm të veqantë për të ardhmen .Ne aktualisht kemi 6 shkolla kompetence në kuadër të Kosovës dhe kjo zyra ka rëndësi të madhe tha ajo. Insetre Kurse për projektin dhe rolin e madh që ka kjo zyrë e orientimit në karrierë ka sqaruar edhe përfaqësuesi ndërkombëtar Piter Jamp nga Zvicra Inserte Së fundi gjithë të pranishmit i ka falënderuar drejtori i shkolis së Kompetencës Aliismet Çoçaj. Nga sot tashmë për këtë zyrë u tha se janë trajnuar edhe mësimdhënësit që do të udhëheqin zyrën e orientimit në karrierë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *