Vrau Gëzim Kastratin në Pejë, arrestohet Xhevdet Januzaj

0

                           Sonte në orët e pasditës, rreth orës 20:10, është arrestuar Xhevdet Januzaj, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” në Pejë.Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se i dyshuari për momentin gjendet në Stacionin Policor.“Po sonte rreth orës 20:10 është arrestuar i dyshuari për vrasje të rëndë. Për momentin ai gjendet në Stacionin Policor në Pejë”, tha ai .Ndryshe, dje Reporteri.net raportoi se në Pejë, në lokalin Zhara, ka mbetur i vdekur Gëzim Kastrati, i cili dyshohet se u qëllua nga Xhevdet Januzaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *