Dy të vdekur dhe 58 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.816 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 58 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 107.178 raste nga 585.613 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.099 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.840. Rastet pozitive janë nga komunat: Lipjan 8 raste, Prishtinë 7 raste, Prizren 7 raste, Ferizaj 6 raste, Gjilan 6 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Drena, Gjakov, Obiliq, Podujevë dhe Suharekë.