Kërkohet që nga java e ardhshme të fillojë mësimi i rregullt në shkolla

0

Përmirësimi i ndjeshëm i gjendjes epidemiologjike çoi në zbutjen e masave kufizuese në disa fusha, por jo edhe në arsim. Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve kërkojnë që mësimi i rregullt të fillojë në shkolla nga java e ardhshme.Institucionet shkollore të cilat ishin identifikuar të pestat në listën e përhapjes së koronavirusit nuk janë përfshirë në masat lehtësuese të qeverisë që u zbatuan në gastronomi dhe në qendra tregtare që u zbatua prej 31 majit. Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë vazhdojnë të mbajnë mësimin në dy grupe por jo më shumë se dy orë kurse klasat e tjera janë duke zhvilluar mësimin në mënyrë të koordinuar online dhe me prezencë në shkolla. Për këtë arsye kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës Ymret Reshiti thotë se i kanë dërguar kërkesë Ministrisë së Arsimit për fillim të mësimit të rregullt nga java e ardhshme.Që nga e hëna e ardhshme të nis mësimi i rregullt pret edhe kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj.“Urojmë që nga e hëna që klasat e ndara të bëhen klasë siç kanë qenë dikur dhe orari mësimor të jetë ai 40 dhe 45 minuta. Ish dashur që i gjithë sistemi parauniversitar t’i kthehet normalitetit siç ka qenë para pandemisë”, tha ai për RTV21.Nga ana tjetër në një përgjigje të Ministrisë së Arsimit thuhet se ka diskutime të vazhdueshme në lidhje me zhvillimin më të mirë të procesit mësimor dhe kjo çështje po diskutohet edhe në kuadër të task-forcave. Sipas Ministrisë, në momentin që do të jepen rekomandime për ndonjë ndryshim sigurisht se do të bëhet e ditur me kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *