E diela me poeten; Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.

0

SERENATAT…

—————————

Sonte dua të këndoj serenata,

Do t’ia them këngës me plot dashuri,

Këngët tek veranda do t’i këndoj për ty,

Si një I dehur me raki…

Atëherë kur të gjithë bien në gjumë,

Dhe kur hëna ndriçon çdo kund,

Do të zgjojnë serenatat e mia me plot melankoli,

Do t’i dëgjosh këngët e mia që t’i kam kushtuar ty…

Ndoshta do të dukem si një i çmendur,

Dhe tërë qyteti do të trazohet,

Por s’dua të vras mendjen për askënd,

Veç para teje do të gjunjëzohem…

Do të këndoj për syçkat tua të bukura,

Që asnjëherë s’më lanë të qetë,

Ma rrëmbeve zemrën time,

Dhe I vëre shigjetë në mes…

Do të këndoj për buzët tua si mjalta,

Që më përvëlove me puthje të zjarrta,

Këtë zjarrmi ndryshe nuk di si ta shuaj,

Tërë kohën pi raki e për ty vuaj…

Aman o moj xhan sa shumë që të dua,

Ti je gjithçka në jetë për mua,

Sonte le të kurorëzohemi pa celebrim,

T’i bashkojmë shpirtrat deri në amshim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *