Prizren, 4 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë për të akuzuarit për fajde dhe detyrim në tentativë

0

Gjykata Themelore në Prizren, të hënën i ka shpallur fajtorë për veprat penale fajde dhe detyrim në tentativë, të akuzuarit Isa dhe Milazim Muharremi.Për veprën penale fajde, të akuzuarit u dënuan me nga 16 muaj burgim dhe me nga 3,000 euro gjobë, kurse për detyrim në tentativë, të akuzuarit u dënuan me nga gjashtë muaj burgim dhe me nga 2,000 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.Më pas, ndaj të akuzuarve gjykata ka shqiptuar dënimet unike, ashtu që secili i akuzuar u dënua me dy vjet burgim dhe 5,000 euro gjobë.Në dënimin e shqiptuar, sipas gjyqtarit Refki Piraj, të akuzuarve do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga 16 dhjetori 2019 deri më 5 maj 2020.Nëse të akuzuarit nuk e paguajnë dënimin me gjobë brenda afatit ligjor, atëherë, gjykatësi tha se ky dënim do të zëvendësohet në dënim me burgim.Sipas gjykatësit, palët e pakënaqura ndaj këtij vendimi kanë të drejtë të ushtrojnë ankesë brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e marrjes së kopjes së këtij aktgjykimi.Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të  akuzuarit Isa Muharremi dhe Milazim Muharremi, akuzohen se kanë kryer veprën penale të fajdes nga neni 331 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal dhe “detyrimi në tentativë” nga neni 328. Paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Kosovës.Sipas aktakuzës, vepra penale e fajdes është kryer në atë mënyrë që i akuzuari Isa Muharremi në datë të pavërtetuar të muajit maj të vitit 2019, në fshatin Krushë e Vogël dhe në Prizren, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit Besfort Qollaku, ashtu që fillimisht për borxhin e kontraktuar në shumën prej 37,000.00 euro, i dëmtuari ka paguar interes në vlerë të përgjithshme prej 15,200.00 euro me interes prej 15%.Kurse, Milazim Muharremi po akuzohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete ka kontraktuar fillimisht borxh prej 5,000 euro me normë të interesit prej 25% për periudhë prej 7 muaj dhe pastaj në muajin shtator ka kontraktuar shumën prej 5,000 euro me kamatë të interesit prej 25% për dy muaj dhe se për shumën e përgjithshme të dëmit total, i dëmtuari kishte paguar shumën e përgjithshme të interesit prej 11,250.00 euro.Ndërsa për veprën penale të detyrimit në tentativë, ata akuzohen se duke kanosur të dëmtuarin Besfort Qollaku, kanë kërkuar nga ai që të nënshkruaj kontrata, duke kërkuar shumën prej 150,000.00 euro si dhe duke kërcënuar me fjalë të ndryshme sikurse “kena met qit prej shpisë, kena me ta marr lokalin, kena me ta qit familjen në rrugë”, etj. /BetimipërDrejtësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *