Sot, në Ditën e Shëndetit Oral në Kosovë Kryetari Haskuka uroi stafin e stomatologjisë në Prizren

0

                   Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka,bashkë drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxha, dhe drejtorin e QKMF dr Xhevat Elezkurtaj,j me rastin e shënimit të Ditës së Shëndetit Oral në Kosovë sot, vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare numër-1.ku me këtë rast ata edhe puna nga afër angazhimet e kësaj qendre dhe stafit përkatës të këtij profili .Ku me këtë rast kryetari Haskuka së pari uroi Ditën e Shëndetit Oral në Kosovë dhe m këtë rast tha se ju gjatë pandemisë u treguat se jeni heronj duke qenë në rendin e parë të kësaj pandemie duke rrezikuar edhe jetën tuaj.

                 Drejtoresha e Shëndetësisë Narqize Hoxhaj,lidhur më këtë ditë tha se –‘’jemi sot këtu për të falënderuar punën tuaj të palodhur që keni bërë e sidomos në kohë pandemie, Sepse ju ishit më të rrezikuarit prej të gjithëve pasi që punuat me gojë .

 Dr. Xhevat Elezkurtaj me këtë rast uroi këtë ditë dhe thënë se vetëm puna juaj ka treguar se ju jeni të palodhur.

Përgjegjësi i këtij raporti dr Xhemil Sylejmani tregoi se këtu trajtohen për sëmundje të ndryshme orale brenda muajit deri në 3000 pacientë, e kjo nuk nënkupton vetëm kontrollimet, por edhe ndihmat që i marrin këtu.  Njëra nga stomatologet dr Dashurie Beqaj, tregoi se sëmundjet e gojës e sidomos dhëmbi më mirë është të ketë preventivë se sa shërim. I Derisa ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës ‘’Mustafa Bakija’’Naim Qollopeku nga se sot i kishte sjellë një numër nxënësish të njoftohen më punën e stomalogut. Sot u dakorduan që të bëhet vulosja e dhëmbëve të fëmijëve që të luftojnë cariesin e dhëmbëve e ku kjo do të bëhet falas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *