E diela me penën e artë të shkrimtarit;Gëzim Ajgeraj
TEATRI I SATANËS BALLKANIKE
Në teatrin ballkanik regjisori i krimit
me aktin i moçëm inskenon lojën
këlysh satane i rritur në abortin e satanës
skena për krime të reja për publikun e Evropës
Me të njejtit aktor mbushën skenat
krye – aktor bisha me shajkash e gjarpër mbi kokë
qysh kur zbriti Karpateve të njëjtin rol e luan
për argëtimin e Evropës, e kopilët e sajë
Në teatër nuk shkohet pa viktimën
asnjëherë nuk e len pa e marr me vete
se i duhet gjaku për ti skuqur skenat
ndryshe Evropës s’do ti pëlqente drama ballkanike
Prapë skenë e re me regjin e moçme po pregaditet
kësaj radhe kryeaktorin një kopil të satanës zgjedhë e kanë
për viktimë kanë zgjedhur një zog shqiponje
Evropa e gatshme për duartrokitje në teatrin