Veteranët protestojnë në Prizren ne mbrojtje të vlerave të UÇK-së ne mbrojtje te Presidentit
Organizata e Veteranëve të Luftës, ka filluar protestën në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Në Prizren Shoqatat e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare kërkuan mosnjohjen e Gjykatës speciale
Në gjithë Kosovën edhe në sheshin e Prizrenit në “Shadërvan”,sot, Shoqatat e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare, bashkë me veteranët për shkak të pandemisë kanë protestuar në një formë më ndryshe, ku janë tubuar 99 pjesëmarrës për të protestuar dhe me këtë rast ata thanë se nuk do ta njohin Gjykatën Speciale dhe dhomat e specializuara sepse ata nuk po e dëojnë fajtorin por po mundohen ta dënojnë viktimën,Fillimisht para të pranishmëve ish komandanti I Zonës Operative të Pashtrikut Sadik Halitjaha, tha se Serbia edhepse dihet se ka bërë vrasje masakra këtu dhe ne vend të dënimit të atyre ,ata duan që ta dënojnë pastërtinë luftës së UCK-së.por nuk ka asnjë gjykatë që mund të dënojnë luftën për liri të Kosovës tha ai.
Letrën dhe apelin e përgjithëshëm për të kundërshtuar vendimet e pamatura dhe tendencioze të Gykatës speciale që do të lexohet në të gjtha tubimet protestuese e lexoi sekretari I OVL Isa Berisha,
Burim Shala, kryetar I Shoqatës së Inavlidëve të luftës së UCK-së tha se ne jemi në të drejtë tonë dhe se kupolla e kësaj lufte të drejtë dhe clirimtare ishin udhëheqësit e sajë
Protesta ka ndryshuar formë për shkak të situatës me coronavirusin, ku është thënë se do të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).
Forma e re e protestës do të jetë me nga 99 persona në çdo qytet, duke respektuar distancën sociale dhe mbajtur maskën./qendrapress.com