Pejë: Vdes një person pasi u godit nga rrufeja

0

Një person 52 vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja në Pejë.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25, më pas personi është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Por, ka ndërruar jetë.Lajmin për Gazetën Online Insajderi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Gashi.“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *