Arrestohen disa anëtarë të një grupi kriminal, kishin kryer dhjetëra vjedhje në Kosovë
Policia ka zbuluar një grup kriminalë i personave të dyshuar të cilët kryenin vjedhje të rënda në rajone të ndryshme të Kosovës.Ky grup kriminalë ka kryer vjedhje në lokacione të ndryshme dhe për të realizuar vjedhjet kanë përdorur automjete të ndryshme dhe mjete të forta për hapjen e lokaleve me forcë, ku për cak kanë pasur kryesisht vjedhjen e gjësendeve me vlerë si: para të gatshme, pajisje elektronike, armë, cigare në dyqane, e gjëra të ndryshme me vlerë.Pas një vëzhgimi policorë, tre persona janë arrestuar e që të njëjtët dyshohen për përfshirje në dhjetëra vepra penale të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda të kryera në rajone të ndryshme.Policia njofton se pas kryerjes së vjedhjes në një lokal në Prishtinë, fillimisht është arrestuar i dyshuari (R. A.), kurse të dyshuarit e tjerë të përfshirë në vjedhje edhe pse u janë dhënë urdhra të qarta për ndalim, kanë filluar ikjen duke përdor një veturë të tipit ‘Golf 5’.Gjatë ikjes të dyshuarit me veturë kanë goditur dhe rrezikuar jetën e një zyrtari policor, ku për këtë, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Vrasje në Tentativë”, përderisa gjatë ikjes të dyshuarit kanë braktisur veturën në rrugë.
Vetura e braktisur është sekuestruar së bashku me disa dëshmi të gjetura brenda në automjet e të cilat dyshohet se janë gjësende të vjedhura.
Pas bastisjeve në lokacione të ndryshme në Prishtinë, janë arrestuar edhe të dy (2) të dyshuar tjerë (A. Sh.) dhe (Q. K.).
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 58 kartela grafike, para të gatshme, atlete, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende me vlerë të cilat dyshohet se janë të vjedhura.
Grupi hetimorë është në proces të grumbullimit dhe analizimit të dëshmive lidhur me rastet të cilat dyshohet se i ka kryer ky grup kriminalë si dhe duke punuar në mënyrë intensive drejt identifikimit dhe arrestimit edhe të dyshuarve të tjerë të mundshëm.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale