Çaste poetike me poten;-Rinore ZYMERI

UÇK-së
(Lavdi përjetë)
—————————–
Kur errësira mbuloi çdo vatër,
U ngrit UÇK-ja si dritë mbi shpatë.
Për tokën, flamurin, nderin e shtëpisë,
Luftoi me zemër për agun e lirisë.
Në male jehonte kushtrimi i trimërisë,
Çdo hap ishte betim për tokën e Shqipërisë.
As plumbi, as zjarri s’e thyen qëndresën,
Se zemra e lirë nuk njeh robërinë e heshtjen.
Dëshmorët ranë, por kurrë nuk u shuan,
Me gjakun e tyre historinë e shkruan.
Çdo varr i tyre është altar krenarie,
Çdo emër i tyre – flamur lirie.
Heronjtë na lanë amanet përjetësinë:
Ta duam atdheun me nder e trimërinë.
Të ruajmë lirinë me punë e bashkim,
Se ajo u fitua me gjak e sakrificë pa mbarim.
Lavdi për UÇK-në, krenaria jonë,
Që ngriti një komb në ditët me mundim.
Lavdi dëshmorëve që ranë për liri,
Emrat e tyre do të jetojnë deri në përjetësi.
/QendraPress/