E diela poetike me penën e artë të poetes,Nexha Reçica
FJALA E NËNËS
—————————-
E dua aq shumë fjalën e nënës,
Edhe atëherë
Kur rri te lulet e parkut!
Çdoherë më rri në shpirt
E më bëhet sërish
Ta thirri fjalën NËNË!
Atë fjalë diellore
Që zhdavaritet parkut
Dhe unë te këto lule
Ta kujtoj të shenjtën nënë!
Ta kujtoj buzëqeshjen
Në prag të shtëpisë
Në oborr lulesh
Shumë kohë mendoj
Kur unë e dua
Atē fjalë të rrallë!
Para kujtimeve
Po më humbin fytyrat e ditëve
Kur tē thirra nënë!
Kjo kujtesë
Ka nisë të m’i zbardh flokët
Prej fjalës në fjalë
Prej vajit në vaj
Prej shpirtit në shpirt të dehur
Desha të thërras fjalën nënë!
Në dashurinë time të humbur
Kur puhia e parkut
Luan degët e lisave
E unë mbytem në kujtime,
E imja Nënë